Në vitin 2012 portali Shqiptarja.com denoncoi veprimet abritrare të policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët sekuestronin ngarkesat metalike dhe mbetjet e tjera që pjesëtarët e komunitetit rom kishin mbledhur në koshat e plehrave në Tiranë.
Asokohe bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, ndërsa në krye të policisë bashkiake ishte Florenc Hoxha, një emër jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë.
Ndërkohë të njëjtat skena rikthehen edhe në 2017, kohë kur bashkia drejtohet nga të majtët.
Kamera e televizionit Report Tv ka fokusuar momentet e ndalimit të një personi të komunitetit rom në zonën e ?Pazarit të Ri? në kryeqytet për arsyen e vetme se mblidhte kanaçe në kazanët e mbeturinave, kuptohet për të nxjerrë bukën e përditshme.
Sikur duket në pamjet që sjell Report Tv, veç policisë bashkiake në vendngjarje mbërrijnë dhe forcat e rendit dhe e shoqërojnë pjesëtarin e komunitetit rom sikur të ishte person i rrezikshmërisë së lartë.