Jo vetëm korporata elektroenergjitike, por edhe kompania e shpërndarjes së energjisë do të kryejë importe në muajin Shtator.
OSHEE ka hapur tenderin për të blerë energji elektrike përgjatë gjithë muajit të ardhshëm, duke evidentuar situatën e vështirë hidrike në të cilin ndodhet vendi.
KESH ka vënë në dispozicion një fond prej 22.4 milionë eurosh për import të energjisë, pjesë e kredisë së Bankës Botërore, por mesa duket sasia që Korporata kërkon të marrë nuk mjafton që të sigurojë furnizimin e rregullt me energji në muajin e ardhshëm.
Për këtë arsye Operatorit të Shpërndarjes i nevojiten afro 270 mijë megavat orë të tjera energji, të cilat llogariten t?i kushtojnë buxhetit të kompanisë 18 milionë euro. Bashkë me këto para, fatura që thatësira i ka shkaktuar sektorit energjitik në tre muaj shkon në 100 milionë dollarë.
TV KLAN