emi mësuar të dëgjojmë raste nga më të ndryshmet, por kjo që i ka ndodhur sot një çifti në Kallm të Durrësit është nga më të paimagjinueshmet.
Në Kallm të Durrësit një çift të sapomartuarish, të cilët po realizonin klipin e tyre të ditës më të bukur të jetës, janë përballur me një zotëri i cili pretendon se është pronari i detit.
Teksa ata kanë qenë duke shkrepur disa foto, një banor i fshatit tenton ti ndalojë ata me pretekstin se bregu i detit është i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme parash.
Kjo kërkesë, në vetvete shumë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë dhe i kanë kujtuar se deti është pronë e gjithë shqiptarëve.
Dasmorët thonë se banorët e Kallmit i kërkojnë të gjithë atyre që duan të realizojnë një klip në këtë vend nga 20 deri në 60 mijë lek të vjetra, me argumentin se deti është pronë e tyre.