Ora News - Durrës, e diela e ngrohtë, me dhjetëra qytetarë dynden pranë detit

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vija bregdetare e Durrësit u shndërrua këtë të diel në një pedonale gjigante, pasi moti i mirë ka dyndur pranë plazhit me dhjetëra njerëz nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova e Maqedonia.
Një pjesë nuk ka ngurruar të hyjë në det, ndërsa të tjerët e shfrytëzuan ditën për aktivitete fizike apo shëtitje me familjarët e të afërmit e tyre.
Qytetar: Në verë rrëmujë e madhe. Tashti është qetë. Deti është më i pastë.
-Kemi ardhur për të shëtitur nga Kosova. Është tamam. Nuk është shumë nxehtë as ftohtë.
Me gjithë kënaqësinë e një dite të bukur pranë detit, nuk mungojnë kritikat për infrastrukturën.
Me mbylljen e sezonit turistik veror, ndërmarrja e pastrimit duket gjithnjë e më rrallë në vijën bregdetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/e-diela-e-ngrohte-me-dhjetera-qytetare-dynden-prane-detit/

Share This Video


Download

  
Report form