Foto/ Përlotet në gjykatë, pasi vrau gruan me sqepar

RTV KLAN 2017-10-24

Views 22

55-vjeçari Tajar Kazanxhi u shpreh i penduar para gjykatës së krimeve të rënda për vrasjen e bashkëshortes së tij në Plug të Lushnjës mbrëmjen e të premtes së 18 gushtit. Gjatë gjithë seancës ai është përlotur për krimin që kishte kryer.

Burri i rrëfeu gjykatës se shkak për ngjarjen ishte bërë pronësia e shtëpisë së tij që Natasha këmbëngulte për t?ia lënë djalit së saj. Kazanxhiu tha se konflikti kulmoi dy ditë më parë dhe se ai në gjaknxehtësi e goditi 51-vjecaren disa herë me sqepar. Avokatja e e zgjedhur nga Gjykata, Megi Zonja, kërkoi ekzaminimin psiqik për të akuzuarin.

?I kërkova gjykatës që të kryhej një ekzaminim psiqik, për faktin se ai ka shfaqur probleme....?

Por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë të avokates duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhiun deri ne përfundim të procesit.

Share This Video


Download

  
Report form