Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhi, i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, mbrëmjen e të premtes së 18 gushtit. Sipas policisë shkak për konfliktin mes çiftit dyshohet se është bërë shtëpia e Tajarit, të cilin Natasha donte t?ia linte vajzës së saj.
Për këtë shkak ata kanë debatuar dhe më pas Tajari ka goditur disa herë me sqepar bashkëshorten. I Arrestuari u shpreh i penduar në gjykatë duke pohuar se nuk ka dashur ta vrasë, por se nuk ka ditur çka bërë.
Avokatja e tij, Megi Zonja, i kërkoi gjykatës që i arrestuari të ekzaminohej pisiqikisht, por gjykata rrëzoi këtë pretendim, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tajar Kazanxhi.
?Une vetëm punoja. Nuk pija as alkool dhe as një gjë të keqe nuk bëja. I vetmi debat me Tashen ishte pse me thoshte t?i lija shtëpine djalit te saj. Nuk di si e vrava Tashën time.Për t?i plotësuar dëshirën Tashës do ia lë shtëpinë djalit të saj?.
Tv Klan