Nisur nga fundjava dhe fluksi i turistëve, prej paradites së sotme vijon ende edhe pasdite trafiku i rënduar në qytetin e Fierit.
Qarkullimi i automjeteve shfaq problematiken e lëvizjes jo vetëm në akset rrugore që e lidhin Fierin me Juglindjen e vendit por edhe në rrugët e brendshme.
Akset problematike nisin që në hyrje të automjeteve në Fier nga autostrada Lushnje-Fier.
Trafiku i automjeteve vijon më pas në të gjithë unazën Lindore të Fierit që merr dy drejtime, në Lindje me Patosin dhe Beratin dhe ne Jug për në Vlorë dhe Tepelenë.
Për shkak të këtij fluksi drejtoria e policisë së qarkut Fier ka shtuar prezencën e forcave të policisë ne te gjitha pikat problematike te trafikut.