Sezoni turistik por edhe kthimi i emigrantëve kanë sjellë rëndim të trafikut në qytetin e Fierit, deri në bllokim të akseve hyrëse dhe dalëse.
Aksi më problematik Fier-Levan, pasi është edhe rruga që përshkojnë pushuesit për të shkuar në Vlorë por edhe aksi lidhës me qytetet e tjera si Gjirokastra dhe Saranda.
Edhe pse vihet re një numër i lartë i forcave të policisë, sërish trafiku mbetet i rënduar për shkak të infrastrukturës. Drejtuesit e mjeteve ankohen për këtë trafik ndërkohë që kërkojnë nga shteti të ndërhyjë.
Zgjidhje për këtë situatë do të ishte përfundimi i by-pasit të Fierit. Ky by pass ka nisur prej disa vitesh por punimet janë ende në fazat e para.