Dy vajzat ishin futur për tu larë në det mbi një dyshek uji, ndërsa i ka marrë rryma, në ndihmë të tyre ka shkuar e ëma me inicialet V.H, e cila gjithashtu është marë nga rryma duke mos mundur ti shpëtojë të dyja të miturat, por vetëm njërën prej tyre.
E ëma së bashku me vajzën tjetër, morën ndihmën e parë në spitalin rajonal të Vlorës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke nxjerrë edhe njëherë në pah mungesën e sigurisë në plazhet tona.