Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas iranian me banim në kampin e muxhahedinëve në Manëz është raportuar i mbytur nga bashkëkombasit e tij.
Sipas tyre, ditën e djeshme më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, është futur për t?u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.
Prej dy ditësh forcat Renea dhe polumbarët po vijojnë kërkimet në rezervuarin ku është raportuar i mbytur iraniani, por përpos kërkimeve intesive nuk ka asnjë gjurmë nga 47-vjeçari.
Grupi i xhirimit të Ora News ndoqi nga afër kërkimet që pëlumbarët dhe policia zhvilloi në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz.
Në vendin e ngjarjes ndodheshin forca të Reneas, një skuadër me pëlumbarë, policia e Durrësit, si dhe një përfaqësi e komunitetit iranian. Përfaësuesit iranian jashtë kamerave thanë se 47-vjecari kishte ardhur së bashku me tre bashkëkombas të tjerë për të eksploruar zonën dhe është mbytur në rezervuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-hyn-tu-lare-mbytet-iraniani