Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Ylli Popa. Akademiku ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930.
Pasi përfundoi studimet si normalist në qytetin e lindjes u diplomua si mjek në Bukuresht, në fushën e medikologjisë.
Ylli Popa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare, në një kohë të vështirë (1997-2007), dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, më jetëgjati pas viteve 1990.
Popa ishte një nga intelektualët që dha ndihmë të konsiderueshme në reformimin e shkencës shqiptare.Ylli Popa për shumë vite qenë edhe mjek i Enver Hoxhës, diktatorit të Shqipërisë.