http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Asgjë nuk do ta pengoje zbatimin e vetingut?
Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin të drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. E kontaktuar nga Vizion PLUS, zyra e ONM-së u pyet nëse do të jene pjesë e kontrollit nga ekipi i Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë dhënë dorëheqjen para se procesi të nisë të zbatohet.
?Ne besojmë se puna në kuadër të procesit të Veting-ut do të jetë tërësore dhe më në fund do të mundësojë pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga ata të cilët nuk do të shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që kanë ndjekur praktika korruptive dhe/ose kanë pasur lidhje me rrjetet e krimit të organizuar. Përtej punës së Vetting-ut, zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ka vendosur themelet për të konsoliduar një sistem gjyqësor më efikas. Prandaj është në detyrë të organeve përkatëse të sigurojnë, sa herë që është e nevojshme, që hetimet efektive kundër krimit dhe lufta kundër korrupsionit, të kryhet në të gjitha nivelet.?
Ligji i Vetting-ut, ka hasur sipas faktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e hartimit të tij, me oponencë të segmenteve të ndryshëm, me qëllim për ta penguar atë. Alarm të cilin e ka dhënë edhe vetë drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz-Calavera. Zyra e Operacionit, rithekson se edhe nëse do të kete përpjekje për bllokim, situatat do te tejkalohen.
?Zonja Calavera është shprehur se është normale se në reforma të ndërlikuara ekzistojnë disa rreziqe; disa mund të parashikohen dhe të parandalohen, ndërkohë që disa të tjera mund të zbuten. Kjo ishte një konsideratë e përgjithshme. Zonja Calavera pati mundësinë të përcillte një inkurajim të përgjithshëm, të gjithë aktorëve të përfshirë në Shqipëri, duke theksuar se në qoftë se bllokime të paparashikuara do të ndodhin gjatë rrugës së zbatimit, ato mund të tejkalohen përmes kurajos dhe përkushtimit.?
Në mujin korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë në 28 shtator shqyrtimin e padisë së gjyqtarëve kundër Vetting-ut, të cilët ankimuan nenet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta.ONM thotë se nuk ka asnjë koment për këtë çështje, pasi procesi është ende në zhvillim. Megjithatë, një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtare kanë mbërritur në Tirane dhe kanë nisur punën me dosjet e magjistratëve shqiptarë.