Një grua në krye të ONM-së, zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pak javësh në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili ka një rol kyç në procesin e ?Vettingut?. Vizion plus ka mësuar se në krye të këtij operacioni do të jetë Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë zonja Calavera. ?Po, unë do të kem kënaqësinë të drejtoj Operacionin ndërkombëtar të monitorimit, i cili do të asistojë procesin e Vettingut?. - shprehet zyrtarja e lartë e unionit, gjatë një komunikimi me email për Vizion Plus.Në muajin Dhjetor, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, ishte në Tiranë dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut. Tashmë pritet të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyre që të zhbllokohet ligji i vettingut, e me pas, në fillim të muajit shkurt, në Tiranë do të vijnë anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.Mësohet se anëtaret e ONM-së do te përzgjidhen nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia dhe prej kohësh është konfirmuar se pjesë e Operacionit është edhe Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjate mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano si drejtor për Ballkanin Perëndimor në BE.Puna e ndërkombëtareve fillon në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë Vettingun.Por kjo është vetëm faza e parë e punës se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do të jenë prezentë në çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve, dhe, sipas ligjit, ata kanë të drejtë të ?hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.?

Share This Video


Download

  
Report form