Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë thirrje të denoncohet çdo rast zjarrvënie të qëllimshme. Duke e konsideruar situatën të rëndë ajo ka theksuar se në këtë mënyrë po dëmtohet imazhi i Shqipërisë.
Kodheli: Kjo e prish imazhin e Shqipërisë në një moment të sukseshëm për Shqipërinë kur flitet për një turizëm në rritje, kur flitet për një mikpritje, kur flitet për një Shqipëri e cila ndryshon çdo ditë pozitivisht. E prish imazhin e Shqipërisë ashtu siç prish pronat e qytetarëve ashtu siç prish dhe dëmton gjithcka të ngritur me mundim dhe djersë.
Kodheli ka parë nga afër punën e zjarrfikësve dhe ushtarakëve për shuarjen e flakëve në Vorë ku rreziku ishte tejet i lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-ne-kuc-kodheli-rrezikohet-edhe-nje-repart-ushtarak-me-municione/