Report TV - Reparti ushtarak i kthyer në banesë rrezikohet familja tre anëtarëshe

Report TV 2016-09-20

Views 2

Ka qenë një repart ushtarak dhe prej vitesh shfrytëzohej si banesë, por tashmë amortizimi i godinës po vë në rrezik familjen 3-anëtarëshe në Derven të Krujës.

Kjo është historia e familjes së Flamur Murrjes e cila prej vitesh vijon ti kërkojë ndihmë institucioneve shtetërore, por sot ka zgjedhur mikrofonin e Report Tv për të bërë apelin e fundit.

Siç tregojnë edhe vetë anëtarët e familjes, godina ka pësuar çarje të shumta nga themeli deri në çati, çka i ka detyruar ata që të flenë në oborrin e godinës për t?i shpëtuar zënies poshtë nga muret.

Familja përbëhet nga 3 persona, burri, gruaja dhe një fëmijë i vogël, ku kryefamiljari nuk ka një vend pune, por e mban familjen e tij nga ndonjë punë fizike që mund të gjejë.

Ata nuk kane asnjë mundësi për të rregulluar banesën dhe i drejtohen shtetit për ndihmë, pasi aty jetojnë që nga viti i largët 1992.

Para disa kohësh Flamuri i është drejtuar kryetarit të bashkisë Krujë Artur Bushi, por siç ai thotë deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.

Share This Video


Download

  
Report form