http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi dhe Tropoja vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në listën e debitorëve të energjisë elektrike. Gjatë aksioneve që ka ushtruar task forca e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ka verifikuar se 85% e abonentëve janë debitorë. Banorët e këtij qarku kërkojnë që qeveria të shikojë mundësinë e faljes së tyre për shkak të nivelit të lartë të varfërisë
OSHEE bën me dije se gjatë dy muajve te fundit janë ushtruar kontrolle te shumta te abonentët familjare, por dhe bizneset. Njësia e task forces është detyruar te ndërpresë frunzimin e energjinë elektrike deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura. Ndërkohë janë shoqëruar ne polici disa persona, të cilët vidhnin energjinë elektrike nëpërmjet lidhjeve te paligjshme.