Report TV - Përmbaruesit akuza bankave: Ju po sfidoni shtetin e ligjet

Report TV 2017-08-06

Views 0

Ndryshimi i tarifave të shërbimit përmbarimor me firmën e dy ministrave teknikë të PD-së, Gazmend Bardhit dhe Helga Vukatj, ka përfshirë në një sherr publik shoqatën e bankave me atë të përmbaruesve privatë.

Pas akuzave që shoqatat e bankave kanë bërë duke i quajtur tarifat abuzive, kanë reaguar përmbaruesit privatë.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, thotë se Shoqata Shqiptare e Bankave po kërkon të ushqejë opinionin publik me disa informacione abuzive me qëllime të rrezikshme.

Përmbaruesit rendisin disa argumente kundër bankave, ku ndër të tjera thonë:

Së pari, Kuvendi i Shqipërisë, ministrat e qeverisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës janë organe që me aktet e tyre krijojnë sovranitetin tonë shtetëror, i cili nuk mund të diskutohet apo goditet nga përpjekje apo pozicione të cilat, duket qartë se kërkojnë të krijojnë një sovranitet tjetër - ?sovranitetin bankar?.

Së dyti, Shoqata Shqiptare e Bankave nuk gëzon sot legjitimitet juridik për të kundërshtuar ligjërisht realitetin e ri të tarifave të reja të shërbimit përmbarimor, pasi këtë nuk ia ka dhënë asnjëherë ligjvënësi. Këto qëndrime ne i konsiderojmë si sfidë serioze ndaj sovranitetit shtetëror.

Së treti, Pretendimet e Shoqatës Shqiptare të Bankave, se tarifat e shërbimit përmbarimor janë rritur në atë masë sa do të krijojnë një ?barrë shtesë për qytetarët dhe taksapaguesit? janë aq të pabaza dhe të pamoralshme, sa qindra - mijëra rastet e abuzimit bankar që lidhen pikërisht me ta.

Share This Video


Download

  
Report form