http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Publikohen pamjet e ndjekjes për 5 ore te dy skafisteve shqiptare, te cilët u kapen me 2.2 tone kanabis ne brigjet Italiane. Në videon e publikuar nga Guardia Di Finanza duken dy trafikantët, njëri prej të cilit hedh ngarkesën e drogës në det, ndërsa tjetri drejton mjetin lundrues. Skafi është ndjekur nga policia e Malit të Zi, ajo Shqiptare dhe Guardia Di Finanza, ku u bë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve.
Ne përfundim te operacionit të koduar ?Triton?, në pranga ranë një 42 dhe një 31-vjeçar që të dy nga Vlora, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana që është nxjerrë nga deti ishte e ndare në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2261,5 kg. Sipas Guardia di Finanza, kjo sasi droge nëse do ishte hedhur në treg, do të sillte mbi 20 milionë euro fitime për organizatën kriminale.
Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj, mësohet se sasia e madhe e drogës, e cila do të vinte në brigjet italiane u zbulua pas një serie përgjimesh të bëra muaj më parë. Në 11 janar i riu nga Vlora Besmir Hameti sëbashku me të arrestuarin tjetër Italian Domeniko Pascariello, tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash.
Ndonëse përfshirjen e tyre ne rrjetin e trafikut te drogës ata e kanë mohuar, hetuesit u kanë gjetur një letër dy të arrestuarve të ngarkesës 2.2 tonëshe, e cila përmban një listë me emra dhe kontakte mes të cilave dhe të Hametit e Pascariellos.