Flakët përpijnë pyjet, ndërhyjnë edhe avionë greke - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete si 90 trupa nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë. Në fshatin Vrap te Tiranës, ra një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ullishte. Zjarrfikësit të mbështetur nga forcat ushtarake, ndërhynë duke shuar flaket, por u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e disa rrënjë ulliri.



Edhe në Shëngjergj vatra e aktivizuar disa ditë më parë, ka qenë aktive edhe gjate natës. Për shuarjen e saj janë angazhuar dhe po punojnë zjarrfikësit, si dhe forca ushtarake. Por për shkak të terrenit të thyer malor, ka qenë e pamundur vënia plotësisht nen kontroll.



Në fshatin Dukat të Vlorës, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar forca ushtarake të mbështetur edhe nga 2 avionët e ardhur nga Greqia. Vatrat nuk janë shuar ende dhe operacioni është në zhvillim.



Edhe në Dibër në fshatin Sllatinë si dhe Ulëz të Matit vijon zjarri prej disa ditësh në zonën e pyllit me pisha. Megjithëse është ndërhyrë nga ajri me helikopter, situata vazhdon te mbetet e renduar. Në fshatin Ardenicë të Lushnjës, zjarri shkrumboi në një sipërfaqe prej dhjete hektarësh me pisha. Zjarri i rënë në fshatin Kakruk te Beratit të Skraparit po mbahet nën kontroll që flakët te mos i afrohen zonave të banuara. Në Elbasan flaket në malin e Xhyrës dhe në malin e Dardhës u shuan, por demet edhe ne këtë zone janë te mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form