Report TV - Vrasja e Elton Çiços, Renato Milloshi dënohet me 8 muaj burg

Report TV 2017-08-06

Views 3

Gjykata penale e Tiranës ka dhënë dënimet e para për vrasjen e Elton Çiços, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit në ambientet e një lokali në Tiranë në pranë stadiumit ?Dinamo? me dy plumba.

Togat e zeza kanë dhënë dënimin prej 8 muaj burg për Reato Milloshin, të cili e kanë akuzuar për moskallëzim të krimit.

Gjithashtu me 8 muaj burg është dënuar edhe mjeku Elron Rraja, i cili ishte akuzuar për pengim të zbardhjes së krimit.

Mbi dy të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe vendimi i gjykatës është dhënë pas katër seancash.

Mësohet se për sa i përket autorit të vrasjes, Jani Aliaj, i cili ende nuk është arrestuar, dosja e tij do të gjykohet veç nga ajo e të dy të dënuarve të tjerë.

Sipas deklarimeve të bëra në sallën e gjyqit, Jani Aliaj ka përdorur një pistoletë me mulli për ekzekutimin e Elton Çiços, me të cilin kishte konflikte prej më shumë se 8 vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form