Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së premtes në kryeqytet, ku një 29-vjeçar është plagosur në një bar-kafe pas zonës së ish-Ekspozitës.
Andi Mustafaraj u qëllua me armë nga një person i pa identifikuar, i cili ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja me një pistoletë në dorë.
Dëshmitarët, që janë ndodhur ne vendgjarje kanë dëshmuar se në lokal janë dëgjuar 3 të shtëna arme, ndërsa 29-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spital nga një makinë e rastit.
29-vjeçari nuk është një person i panjohur për policinë. Ai njihet si mik i Elton Çiços, që u ekzekutua me 1 maj të këtij viti në një lokal tjetër në Tiranë.
29-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plumbave që ka marrë në bark, ndërsa policia dyshon se plagosja e tij mund të ketë lidhje edhe më një tjetër atentat në kryeqytet ku mbeti i plagosur me një armë të dyshuar snajper, Nelgert Pata, që njihej si armik i Çiços.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plagosje-...