Report TV - Ministri i PD s'lejon dorëheqjet e 11 drejtorëve të Hipotekave

Report TV 2017-08-04

Views 8

ur kanë kaluar 10 ditë nga ultimatumi i Edi Ramës për të dhënë dorëheqje të gjithë drejtuesit e hipotekave në rrethe, ministri teknik i Drejtësisë nga radhët e PD, Gazmend Bardhi sfidon këtë urdhër të kryeministrit.

Gazment Bardhi ka pezulluar dorëheqjet e 11 Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Dorëheqje kanë dhënë 11 drejtorë të hipotekave nga 35 zyra regjistrimi që janë në të gjithë vendin. Kësisoj, nga detyra janë larguar nga detyra drejtorët e hipotekave të Vlorës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit, Tropojës, Hasit, Matit, Kuçovës, Bulqizës, Lezhës dhe Kurbinit. Javën e kaluar, dha dorëheqje drejtorja e hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS