Report TV - Zjarri në Metoh, gazetari për Report Tv: Zhdukën provat e hashashit

Report TV 2017-08-03

Views 1

Ditën e sotme gazetari Fatos Mahmutaj, i ka dërguar një ketër kryeministrit Rama në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin e tij të lindjes, Metoh të Mallakastrës, që prej tre ditësh.

Gjatë një kidhje telefonike për Report Tv, Mahmutaj i cili jeton në Bruksel, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm, duke bërë përgjegjës sipas tij, kultivuesit e kanabisit në këtë fshat, të cilët duan të fshehin gjurmët.

?Zjarri ka rënë në kodrën jugore të këtij fshati, dhe ishin kultivuesit e hashashit, të cilët pasi volën hashashin, për të zhdukur provat, dogjën sipërfaqen rreth e rrotull. I favorozuar nga era zjarri doli jashtë kontrollit, dhe pasi i dha fund pjesës që i përket fshatit Nishovë të Beratit, erat e shtynë drejt nesh, dhe deri tani ka arritur deri në 5 kilometër katrorë pyll pishe që është djegur shkatërruar dhe ka arritur në kufi të banesave në njërën nga lagjet e fshatit tim?, tha Fatosi.

Share This Video


Download

  
Report form