Report TV - Zjarri në Shëngjin, Hafizi: S'ka vend për panik, por rreziku mbetet

Report TV 2016-09-26

Views 0

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, e cilëson shqetësuese situatën e zjarrit në Malin e Shëngjinit, por sipas tij nuk ka vend për panik. Në një lidhje telefonike për Report TV, Hafizi tha se është era e fortë ajo që po nxit përhapjen e flakëve në pyje.

"Rreziku ekziston, por s'duhet të ketë panik të tepruar. Zjarri nxitet nga prania e erës, pasi zonat shtrihen në zonë malore. Situata është nënkontroll, por ne presim forca të shytuara. S'duhet të shkojmë drejt panikut, pasi po na mbështesin forca nga Mirdita dhe Shkodra, forcat e ushtrisë e policisë gjithashtu, helikopterë etj. Situata është nënkontroll, por shqetësimi mbetet", u shpreh Hafizi.

Share This Video


Download

  
Report form