Report - TV Situatë kritike në kaskadën e Drinit KESH: Prodhimi në minimum

Report TV 2017-08-03

Views 0

Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE.

Të dhënat zyrtare të së mërkurës tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25m3/s.

Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe prurjet natyrale mbeten në minimum.

Share This Video


Download

  
Report form