Report TV - Mbetjet në Kamëz, banorët në protestë, Mziu refuzon t'i takojë

Report TV 2017-07-31

Views 1

Qytetarët e Kamzës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies së tyre në lumin e Tërkuzës.

Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar, duke vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Ata u futën në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake.

Pas këtij momenti, banorët kanë dalë nga ambientet e bashkisë dhe kanë bllokuar për disa minuta Bulevardin qendror të Kamzës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS