Kryeministri Edi Rama ka vijuar në orët e mbrëmjes së të premtes inspektimin e zonave të përmbytura. Kamza ka qenë ndalesa e tij e radhës, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, Xhelal Mziu, i cili ka bërë një ekspoze të situatës.
?Kemi filluar me pastrimin e kanalit më të madh që shkon drejt Rinasit, kemi arritur në 1 km dhe po vazhdojmë të punojmë. Por ka probleme me kanalet e tjera. Ndërkohë, përveç ujit në disa pjesë ka edhe rënie tektonike?, ka raportuar mes të tjerash Mziu, duke u shprehur i gatshëm për të shqyrtuar projektet e bashkisë së tij me pushtetin qendror.
Pasi është njohur nga afër me problematikat e krijuara në këtë qytet, Rama ka deklaruar se me kalimin e krizës pushteti qendror do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje më të mirë dhe afatgjatë për t?i adresuar ato, jo vetëm në Kamëz.