Shpërthimi i gazit, ndërron jetë pronari i restorantit

RTV KLAN 2017-07-30

Views 2

Besnik Zenuni, pronari i restorantit që u hodh në erë nga një shpërthim gazi të premten në Velipojë, ka ndërruar jetë.

Mjeket thanë se 55 -vjeçari pati komplikacione teksa po trajtohej në reanimacionin e djegie - plastikës në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza?, në Tiranë. Ai u gjend në mesin e shpërthimit që ndodhi paraditen e të premtes dhe që plagosi edhe të birin dhe 2 persona të tjerë. Mjekët thonë se edhe gjendja e djalit te tij, Hektor Zenuni, është kritike.

?Gjendja vijon të jetë e rëndë me mbi 70 për qind të djegieve në trup?, tha mjeku Gjergji Belba.

Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e deritanishme rezulton se shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit në një cisternë 1 mijë litërshe që ishte vendosur në bodrumin e restorantit ?Il Cavaliero?.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bëri të ditur se cisterna ishte vendosur pa leje dhe jashtë kushteve teknike. Inspektorati ka bërë kallëzim penal për mosrespektim të kushteve të ruajtjes dhe përdorimit të pajisjeve me gaz. Ndërsa Prokuroria ka ngritur akuzat për shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkeljeve të rregullave të sigurisë teknike.

Share This Video


Download

  
Report form