Report TV - Zjarri në Velipojë, ndërron jetë pronari i lokalit Besnik Zenuni

Report TV 2017-07-30

Views 3

55-vjeçari Besnik Zenuni pronari i lokalit në Velipojë, i cili u përfshi nga flakët dy ditë më parë nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra gjatë shpërthimit të zjarrit.

Mësohet se Zenuni humbi jetën në mesnatë.

Prej dy ditësh Zenuni ndodhej në gjendje kritike për jetën, pasi ishte djegur në rreth 95% të trupit.

Pas zjarrit që përfshiu lokalin e tij në Velipojë,55-vjecari u transportua në repartin e djegieve në QSUT.

Belba: Hektor Zejnuni në gjendje kritike për jetën

Së bashku me të në gjendje kritike për jetën u transportua edhe 33-vjeçari Hektor Zenuni, djali i tij i cili vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Gjergji Belba, shefi i shërbimit të djegieve plastike në QSUT shprehet se djali i Zenunit është në gjendje kritike për jetën pasi ka djegie në më shumë se 70% të trupit.

Dëshmia djalit:E mora në krah babanë,më pas dëgjova shpërthim

Hektor Zejnuni ka qënë në gjendje të komunikojë me hetuesit, ku ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim të vogël poshtë restorantit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS