Hetim për depozitën e gazit që shpërtheu në Velipojë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku shpërthimi i gazit në një lokal shkaktoi 4 të plagosur rëndë e 20 të lënduar të tjerë, prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet. Verifikimet po kryhen për akuzën e ?kryerjes se veprimeve me pasoje shkatërrimin e pronës dhe dëmtimit të personit për shkak të mos respektimit të kushteve në punë?. Padia e bërë nga Inspektorati Shtetëror Teknik përmban edhe të dhënat mbi shkeljet e vërejtura në lokalin e subjektit ?Il Cavaljero?, me pronar Besnik Zejnunin. Hetimi mori udhë pas zbulimit në ambientet e restorantit, të një depozite gazi një mijë litërshe. Ekspertët vërejtën se rezervuari ishte vendosur në pozicion vertikal, i mbuluar me rërë jashtë të gjitha kushteve teknike të përcaktuara në rregulloret teknike. Ai ishte instaluar poshtë dyshemesë hyrëse të lokalit, afër shkallëve, duke i bërë të pamundura shërbimet teknike apo në rast nevoje, edhe zhvendosjen e tij. Ky rezervuar shërbente për furnizimin e pesë vatrave të cilat përdoreshin për nevojat e biznesit. Lidhja e depos me vatrat bëhej përmes nje kolektori shpërndarës. Prej kësaj pjese besohet se ndodhi dhe rrjedhja e gazit që shkaktoi më tej shpërthimin me pasoje 4 të plagosur rëndë e 20 të tjerë të lënduar. Ndërsa bombolat e vogla që u gjetën në lokal pas ngjarjes, rezultuan të kolauduara dhe pa asnjë problem. Prokuroria ndërkohë ka marrë dëshmitë ë të lënduarve si dhe të ekspertëve të cilët kryen verifikimet e para. Ata do të marrin edhe deklarimet e pronarit të lokalit, sapo gjendja e tij të përmirësohet. Ndërkohë, infermierja që u dha ndihmën e parë të plagosurve, tregon momentet e vështira. Besnik Zejnuni dhe djali i tij Hektori po marrin mjekim të specializuar në repartin e djegie plastikes në ?Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza?.

Share This Video


Download

  
Report form