Goditet në Durrës grupi i cili fuste lëndë narkotike në ambientet e burgut në Durrës
Gjatë operacionit ?Psikologu? janë arrestuar 3 persona si dhe janë ndaluar dy të tjerë.
Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 42.5 gr heroinë, 13 gr kokainë, 36 gr kanabis sativa, 2 peshore elektronike, 3 250 ? dhe 27 500 lekë të reja dhe 5 telefona celularë
Pas një hetimi dy mujor rezulton se ishte psikologu i burgut dhe një i burgosur të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë shpërndanin lëndë narkotike në ambjentet e burgut.
Në pranga kanë rënë 49-vjecari Arjan Belishova psikolog në burgun e Durrësit ,50 vjecari Astrit Hushi banues në Durrës dhe 32 vjecari Saimir Zotkaj i burgosur.
Ndërsa janë ndaluar 24 vjecari Serxhoi Shtjalshi dhe 38 vjecari Sodiol Duma.