19 shtetas të huaj rezultojnë të hetuar e gjykuar nga Krimet e Rënda për vepra penale të rënda në Shqipëri, përfshirë trafikun e drogës, organizata kriminale dhe deri në vrasje nga janari 2017.
Numrin më të madh të të pandehurve e mbajnë italianët me 4 shtetas me masë sigurie, të ndjekur nga kroatët me 2 shtetas, bullgarët, spanjollët e më pas malazezë, rusë, turq dhe afgan.
Ndër personat e hetuar rezulton për 2014 dhe piloti italian Guido Gudi për dyshime se tragikonte drogë nga Ishmi drejt Itlaisë me avion.
Ndaj Guidit u caktua masa e sigurisë hetim në gjendje të lirë, ndërsa asnjë provë su arrit të mblidhej për të faktuar trafikun e drogës ku i përfshirë ishte dhe ai.
Nga 19 procedime për 4 janë dhënë vendimet penale ndërsa 15 të tjerë ndodhen ende në fazë hetimi me masë sigurie arrest me burg dhe detyrim paraqitje pranë organit të akuzës.