Qindra vetë kanë protestuar dje në Romë në mbështetje të vajzës shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua rreth një javë më parë në një kamp romësh në kryeqytetin italian.
Një pjesëmarrje e madhe kryesisht nga italianët ka suprizuar edhe babain e 27 vjeçares, ish profesorin Vladimir Kosturi që organizoi këtë protestë.
Siç shprehet vetë Kosturi kjo mbështetje nga qytetarët italianë i ka dhënë forcë familjes.
?Jam krenare për ty bija ime, askush nuk duhet të vërë dorë ndaj grave. Populli i mrekullueshem italian nuk e la vetëm sot BESJANEN. Erdhen me mijera nga te gjitha anet e Romes, ndersa shqiptaret qe telefonova u tremben prej shiut. Kjo na bën të harrojmë ngjarjen e tmerrshme dhe të gjejmë forcë për të ecur përpara?-shprehet Kosturi në një postim në FB ku njofton gjithashtu se protesta e radhës do të mbahet në 6 qershor.