Report TV - Kukësi në protestë një ditë para vendimit të Apelit: Lironi 11 të arrestuarit

Report TV 2018-05-14

Views 0

KUKËS-Qytetarë dhe familjarë të 11 personave të arrestuar për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit në datë 31 mars protestuan sot para gjykatës së Shkallës së Parë. Përpos familjarëve të personave që janë të arrestuar, në protestë ishin edhe qytetarët e Kukësit, por edhe nga Tirana në mbështetje të tyre duke kërkuar lirimin.

Protesta ishte organizuar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit. Nga protesta u arrestuan 23 persona, ndërsa 12 u liruan, 11 janë ende në burg. Nesër 11 të arrestuarit do të dalin para gjykatës së Apelit në Shkodër. Protesta në Rrugën e Kombit u zhvillua për të kundërshtuar taksën e vendosur për të kaluar.

Lironi vëllezrit tanë, jo taksë te dera shtëpisë, Rama ik, duhet të lirohen 11 të burgosurit e pafajshëm, të hiqet trau në "Rrugën e Kombit". Poshtë plehrat e Serbisë, këto janë plehrat e Serbisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS