Ish - Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e akuzon Lulzim Bashën në 22 Korrik e grabiti karrigen e kryetarit përmes një gare farsë. Topalli thotë se Basha është kryetar i deligjitimuar, sepse manipuloi votat dhe pjesëmarrjen dhe për këtë arsye nuk e ka uruar askush për rikonfirmimin në krye të Partisë.
Basha u rikonfirmua kryetar me 90 % të votave dhe sipas Partisë Demokratike pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 60 %. Por Topalli shprehet se këto shifra janë të manipuluara.
Ish - nënkryetarja e Partisë Demokratike thotë se për shkak të kësaj farse, Basha është braktisur nga të gjithë, teksa kujton se ai e shpalli vetën kryetar në një konference shtypi pa asnjë njëri në krah, në sallë apo në oborrin e partisë.
Tv Klan