Pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës kryetar, Partia Demokratike do të nisë nga baza një process analize dhe ristrukturimi.
?Analiza do të bëhet në cdo seksion bashkë me evidentimin e shkeljeve të evidentuara gjatë dy fushatave të fundit.?
Myslim Murrizi, kryetar i degës së Lushnjes, njëherësh deputet i zgjedhur zbuloi në intervistën e Mbrëmjes në ?Channel One? temat e diskutimeve me dyer të mbyllura të kryedemokratit me krerët e degëve dhe grupin e ri parlamentar.
?E vumë theksin tek mungesat dhe defektet që pamë tek strukturat gjatë fushatës, por diskutuam edhe për saktësimin e listës së anëtarësisë për të shkuar tek një listë me anëtarë efektivë jo fiktivë?
Por vec llogaridhënies, krerët e degëve të PD erdhën para Bashës edhe me një propozim. Ata kërkojnë të zgjidhen njësoj si ai mbi bazën e parimit një anëtar një votë.
? Kolegët e mi kryetarë të 70 degëve propozuan që të zgjidhen mbi bazë të parimit një anëtar një votë.?
Protagonist i përplasjeve të ashpra gjatë zgjedhjeve të brendshme me të cilësuarit kritikë të Lulzim Bashës, Murrizi thotë se ai vetëm ka mbrojtur investimin e tij në Partinë Demokratike.
?Unë nuk jam hipokrit!??
Mungesa e rivalëve përballë Lulzim Bashës, vec Eduard Selamit, për Myrrizin tregon se kritikët nuk kishin guxim.
?Ata që nuk garuan nuk kishin guxim.?
Edhe pse është zgjedhur deputet nga listat e partisë, Murrizi është kundër ndryshimit ligjor të vitit 2008.