Report TV - Plani/17 shkolla të reja në Tiranë koncesionari do përfitojë 60 mln €

Report TV 2017-07-25

Views 0

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së ditës së mërkurë studimin e fizibilitetit dhe të kontratës ?Tip? të partneritetit publik privat ?Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës?, ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Partnerit privat.

Sipas relacionit, ky projekt synon zgjidhjen e problemeve të mbikapaciteteve përmes ndërtimit të 17 shkollave të reja, nga të cilat 10 do të jenë shkolla 9-vjeçare dhe 7 shkolla të mesme.

Aktualisht, sipas Bashkisë, në Tiranë gjenden gjithsej 191 shkolla publike. Nga llogaritjet e bëra rezulton se 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Në total, në Bashkinë e Tiranës janë 14,292 nxënës mbi kapacitetin maksimal të infrastrukturës arsimore dhe 14,919 nxënës që e zhvillojnë mësimin gjatë turnit të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form