Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet, Tiranës do t?i shtohen edhe dy xhevahire të reja, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t?i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës së mesme ?Kristo Frashëri? dhe asaj 9-vjeçare ?Vaçe Zela?, dy godina model me kushte shumë herë më të mira për nxënësit.
?Jam shumë entuziast që kemi filluar dy fronte të jashtëzakonshme pune: një front është ai për shkollën e mesme ?Kristo Frashëri? dhe fronti tjetër ai për shkollën 9-vjeçare ?Vaçe Zela?. Janë dy fronte pune që do të prodhojnë dy shkolla me oborr të përbashkët dhe mjedise ndoshta më cilësoret për arsimim në qytetin e Tiranës. I ka hije Tiranës që për 100 vjetorin e saj si Kryeqytet të ketë këto dy godina, të cilat po ndërtohen në një zonë që deri dje konsiderohej fundi i botës, kurse sot është shumë afër me qendrën e Tiranës?, u shpreh Veliaj.