Report TV - Gjykatat, Rama-qytetarëve: S'ndërhyjmë, e zgjidh Vettingu

Report TV 2017-07-24

Views 0

Gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Shkodrës, kryeministri Rama u shpreh se në muajt në vijim do të vijojë koalicioni me qytetarët e sa i përket problemeve me gjykatat, ai shtoi se shteti nuk mund të ndërhyjë por do të jetë Vettingu ai i cili do të pastrojë sistemin gjyqësor.

Rama gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek raporti me bashkinë Shkodër e cila drejtohet nga Voltana Ademi, për të cilën u shpreh se është sikur të flasësh mur pas muri.

?Këto takime janë të rëndësishme që të zgjidhim problemet.Të gjitha problemet që kanë njerëzit në zyrat e shtetit do të trajtohen në mënyrë specifike. Do të vendosim nën presion maksimal të gjithë ata që janë në zyrat e shtetit.

Ky koalicion me njerëzit të mos jetë vetëm cështje ankesat por të jetë edhe cështje marrëdhëniesh prandaj platforma teknologjia na jep mundësinë që kushdo që të jetë anëtar i koalicionit të jetë anëtar. Kush është Nard Ndoka që futet e del në parlament si dhe në koalicione e pse duhet gjetur një mik deputet që të zgjidhet një problem, por do tw ketë fuqi cdo anëtar i koalicionit.

Share This Video


Download

  
Report form