Report TV - “Lufta kundër mushkonjave”, dezinsektohet bregdeti Vlorës

Report TV 2017-07-23

Views 3

Nis faza e tretë e aksionit për dezinsektimin kundër mushkonjave në zonat bregdetare në qarkun e Vlorës.

Dje është bërë dezinsektimi në zonën e Nartës, duke plotësuar këtë fazë për asgjësimin e insekteve.

Agron Bashllarri, drejtues në Drejtorinë e Shëndetit Publik deklaron për Report Tv se ky është viti i tretë që kryhet dezifektimi.

?Nga trajtimi në trajtim shikohet një rënie e ndjeshme e numrit të vezëve që monitorohen. Aktualisht jemi duke kryer trajtimin e radhës. Nga ajo që kemi vënë re është që rezultati është i lartë në zonat e trajtuara?, tha Bashalli.

Kontrolli dhe trajtimi synon që me asgjesimin e insekteve të shmanget bezdisja e pushuesve por edhe përhapja e infeksioneve. Më pas ky aksion do të vijojë edhe në Qeparo.

Share This Video


Download

  
Report form