#tvora #rtvoranews
100 vjetori i luftës së Vlorës mblodhi mbrëmjen e sotme në sheshin e ?flamurit? krerët e shtetit shqiptar, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.
Në ceremoninë zyrtare, prefekti Mamaj Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.
Presidenti Ilir Meta tha se lufta e Vlorës u dha fund planeve antishqiptare dhe dëshmoi se vendi ka Zot dhe ky është vetë populli.
Meta: Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë. Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot dhe zot i këtij vendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shteti-mblidhet-ne-vlore-mamaj-3-shtatori-te-shpallet-feste-kombetare/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv