Qindra hektarë pyje me pisha janë përfshirë nga flakët gjatë mesditës së të shtunës, në fshatin Ibë të kryeqytetit.
Flakët rrezikuan edhe disa banesa përreth, ndërsa Shtabi i Emergjencave civile shko në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të evakuar banorët.
Ishte e domosdoshme ndërhyrja nga ajri, ku një helikopter që ndodhej për të shuar flakët në Mirditë, është nisur drejt Tiranës. Për shkak të erës, ka qenë e vështirë që zjarri në kodrat e Ibës të fikej.
Megjithatë ardhja e helikopterit bëri të mundur që të hapeshin rrugët për forcat ne terren. Nuk ka ende një bilanc se sa hektarë pyje janë djegur, pasi vatrat e zjarrit riaktivizohen. Dyshohet se shkak i flakëve ka qenë moti i nxehtë dhe i thatë, por nuk përjashtohet as pisa e zjarrëvënies nga pakujdesia.
Tv Klan