A1 Report - Tiranë, përfshihen nga flakët disa dyqane në rrugën “5 Maji”

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Disa dyqane janë përfshirë nga flakët tek tregu në rrugën ?5 Maji? rreth orës 05:00. Sipas informacioneve, mësohet se shkak është bërë një kabinë elektrike e cila ndodhej në brendësi të tregut.

Një shkëndije elektrike shkaktoi rënien e zjarrit në kabinë, të cilat më pas morën përmasa të madha duke u përhapur tek dyqanet aty pranë. Dyshohet se janë dëmtuar dy biznese të cilat ndodheshin në afërsi të kabinës elektrike.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës nga tre pikat kryesore të kryeqytetit të cilët kanë arritur të vënë flakët nën kontroll. Në vendngjarje dhe forca policie.

Share This Video


Download

  
Report form