Ora News – Veliaj: Propozim qeverisë të nisë verifikime për cilësinë e kaburantit

Ora News Lajme 2017-07-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas publikimit të raportit të AKM-së për nivelin e ndotjes për vitin 2016, ku Tirana rezultonte qyteti më i ndotur, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Duke qenë se karburanti është një nga ndotësit kryesorë të mjedisit, Veliaj tha se i ka propozuar qeverisë të nisë një kontrroll të rreptë për cilësinë e karburantit.
Bashkia e Tiranës i ka propozuar qeverisë të nisë menjëherë kontrollin e cilësisë së karburantit, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet.
Deklarata vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një ditë pas publikimit të raportit për nivelin e ndotjes për vitin 2016 nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ku kryeqyteti rezultonte më i ndoturi në rang vendi.
Erion Veliaj: Me një kërkesë që ne i kemi bërë qeverisë qëndrore ne duhet të shikojmë menjëherë cilësinë e karburantit që përdoret në Tiranë. Kjo lloj ndotje nuk është pluhuri, nuk të sëmur pluhuri i dherave dhe gjithë punëve që bëhen në Tiranë, të sëmur në fakt ajo që del nga marmita e makinës.
Për sa i përket ndotjes akustike, kryetari i Bashkisë Veliaj tha se do t?i propozohet qeverisë kalimi i kompetencave nga Ministria e Mjedisit për pushtetin vendor, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle periodike dhe të reduktohet niveli i zhurmave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-propozim-qeverise-te-nise-verifikime-per-cilesine-e-kaburantit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS