Report TV - Deputeti i PS: E takova Shullazin për hotel Vollgën. Çfarë më tha

Report TV 2017-07-19

Views 0

TIRANE-Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi e banda kanë marrë Hotel Vollgën e Ylvi Beqajt.

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dëgjua dëshmia e Çyrbja, i cili tha se Shullazi i ka ardhur me një shkresë në dorë për të regjistruar Hotel Vollgën në emër të tij.

Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.

?Fillimisht më ka ardhur një urdhër nga Hipoteka qëndrore për të regjistruar ish-Hotel Vollgën. Më pas më ka ardhur një urdhër i dytë që të mos bëja veprime. Jam takuar me Emiljano Shullazin dhe Ilvi Beqjan në një lokal në Shijak. Shullazi më kanë thënë ?Pse s?po regjistrohet prona ime? dhe unë i kam thënë që do zbatoja ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS