Veliaj: Aksioni i Task-Forcës për ujin do vazhdojë

RTV KLAN 2017-07-17

Views 0

Situata me ujin e pijshëm në Tiranë është drejt normalizimit, por kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka paralajmëruar se aksioni i Task-Forcës do të vazhdojë.

?Dua të falënderoj gjithë qytetarët për bashkëpunimin për sa i përket ujit të pijshëm. Situata po shkon drejt normalizimit. Do të doja që të vazhdonim me të njëjtin sens kursimi dhe nikoqirllëku, duke qenë se ky është një mall i fundmë, pra që e ka një limit?, u shpreh Veliaj.

Por, ai theksoi që edhe këto ditë të nxehta të përballohen me sukses dhe që çdo qytetari t?i sigurohet uji i pijshëm, është e nevojshme vijimi i aksionit në terren, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se nuk mund të shpërdorojnë ujin e pijshëm. ?I siguroj qytetarët se do të vazhdojmë me disiplinimin e ujit, kryesisht jashtë territorit të Bashkisë së Tiranës, në Paskuqan, Kamëz, Babrru, për të treguar se uji është një mall që nuk vidhet. Do të thotë që tahmaja e dikujt për të vaditur bahçen e vet apo për të larë makinat, apo tapetet nuk mund të lërë Tiranën pa ujë. Gjendja është drejt përmirësimit, megjithatë besoj se më e mira është përpara?, bëri të ditur Veliaj.

Kryebashkiaku foli në ceremoninë e mbajtur me rastin e rikonstruktimit të Rr. ?Selaudin Bekteshi? në Njësinë Nr.4, e cila është transformuar plotësisht duke ofruar kushte më të mira urbane për banorët.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar në një kohë të shkurtër rikonstruksionin total të rrugës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është një tjetër dëshmi se punohet çdo ditë, pavarësisht faktit se jemi në verë.

?Ishim këtu para pak ditësh me një premtim për qytetarët se puna në Tiranë do të vazhdojë. Kjo është një nga mbi 100 rrugë në fakt, ku jemi duke punuar këtë vit. Ka qenë një rrugë e cila konsiderohej periferia më e papërfillshme e Tiranës, një zonë e lënë pasdore, që kryesisht banohej nga të ardhur ose komuniteti rom dhe egjiptian?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Ai theksoi se veç infrastrukturës rrugore është ndërhyrë edhe në krijimin e të gjitha mundësive për të qenë një zonë e denjë urbane, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të ndihen qytetarë të barabartë. ?Jam shumë i lumtur që kemi sjellë një infrastrukturë cilësore, kemi bërë një kopsht, një çerdhe, një qendër sociale, që do të thotë se investimet cilësore po vijnë edhe në zonat periferike. Tiranën nuk e zhvillojmë dot nëse transferojmë gjithë njerëzit te kali i Skënderbeut, por vetëm duke punuar me këtë cilësi, çdo ditë nga një rrugë?, tha Veliaj.

Ai shtoi se punimet rrugore janë shoqëruar me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në gjelbërim dhe në infrastrukturën e nëndheshme, në mënyrë që investimi t?i rezistojë kohës. ?Kemi mbjellë 230 pemë, kemi sjellë një rrjet të ri kanalizimesh dhe ujësjellësi, në një farë mënyre ka ardhur urbanizimi fill pasi ka mbaruar legalizimi dhe do të vazhdojmë të mbajmë çdo premtim në këtë lagje, për t?u siguruar që në fund të këtij mandati të lëmë një Tiranë shumë herë më dinjitoze se sa a...

Share This Video


Download

  
Report form