http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamat e autobusëve qëndrojnë hapur, ndërsa temperaturat shënojnë 39 grade celsius. Ka nga ata shofere qe mbajnë edhe dyert hapur teksa ecin, sepse i nxehti është i padurueshëm. Kondicionerët nuk jane te ndezur ose nuk punojnë.Por shkeljet janë te shumta. Qytetaret thonë se vonesat, ecja me ngadalë dhe pa kujdes e shofereve u krijojnë probleme.Vizion Plus shoqëroi inspektoret e transportit publik gjate punës se tyre per te verifikuar shkeljet. Menjëherë sapo inspektoret hipin ne urban, shoferi ndez kondicionerin, por ndërkohe tradhtohet nga dritaret qe janë ende te hapura.Po pse shoferet e autobusëve vendosin te mos i ndezin kondicionerët?Vete shoferet dhe faturinot tregojnë jashte kamerës se kane urdhër te mos ndezin kondicionerët, por te marrin gjobat. Maksimumi i gjobave shkon deri ne 5 mije leke. Dhe nëse shkelja përsëritet, ndëshkimi shkon deri ne 20 mije leke. Kompanitë i ankimojne ne gjykate masat administrative te Bashkisë, dhe ne te shumtën e rasteve gjykatësit i pushojnë çështjet.