Report TV - Si u zbulua sasia më e madhe drogës në Vlorë, pas Lazaratit

Report TV 2017-07-16

Views 11

Mbi 15 ton drogë të zbuluar dy ditë më parë në zonën e Llakatundit në Vlorë, është sasi më e madhe e kanabist të thatë të gjetur, pas Lazaratit.

Droga e cila u zbulua në disa vende të ndryshme, vuri në alarm Policinë, pasi në fshatin Drithas banorët kishin grumbullar tonelata të tëra me marijuanë.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit shprehen se po hetohen nëse personat e arrestuar kanë lidhje me grupe kriminale, duke i ndihmuar banorët për të kultivuar dhe grumbulluar sasi kaq të mëdha kanabis.

Gjithashtu po hetohet edhe pista nëse të arrestuarit e kishin blerë drogën tek banorë të fshatrave përreth, duke grumbullar disa tonë marijuanë, e cila dyshohet se ishte gati për t'u trafikuar.

Por si ra Policia në gjurmën e kësaj sasie rekord droge?
Burimet sqarojnë se ka qenë një informacion sekret i cili ka mbërritur në Policinë e Shtetit për sasi të mëdha droge në fshatin Drithas. Operacioni është zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe FNSH e fierit, ndërsa monitorohej nga Haki Çako.

Share This Video


Download

  
Report form