Një konflikt mes Taulant Haxhiraj dhe agjentit të krimit ekonomik në Vlorë Renaldo Avduli, ka sjellë sigurimin e shumë provave të tjera, që implikonin ata në parcelat me drogë të shkatëruara në fshatrat Vazhdanisht dhe Treblovë të Vlorës.
Përgjimet e prokurorisë tregojnë se që prej fillimit të shtatorit dhe deri në fund të këtij muaji, mes agjentit të policisë Renaldo Avdulaj dhe Haxhirajt ka pasur zënka me fjalë në telefon dhe në takime direkt në lokale të ndryshme të Vlorës, ku Haxhiraj i ka kërkuar llogari punonjësit të policisë për asgjësimin e një parcele droge në 15 shtator të 2016 nga forcat e FNSH.