Report TV - Mbyten 3 persona në Zvernec 2 vajza nga Vlora e 1 djalë

Report TV 2017-07-15

Views 1

VLORE-Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit , pranë zonës së Portonovës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia. Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Mësohet se mosha e tyre është nga 20 deri në 30 vjeç.

Gazetari i Report TV Armand Xhelili në një lidhje telefonike bën me dije se fillimisht është futur në det një nga vajzat për t'u larë por ajo është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit.

Share This Video


Download

  
Report form